11:32 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Të gjitha partitë në tryezën e thirrur nga Vetëvendosja (Video/Foto)

Me ftesë të Vetëvendosjes, përfaqësues të partive politike janë mbledhur në tryezën e radhës, e cila edhe kësaj radhe po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, në takim po merr pjesë Memli Krasniqi, nga Partia Socialdemokrate, Dukagjin Gorani, kurse mungon vetëm Lista Serbe, raporton Indeksonline.

Ndryshe, PDK,  AAK, Nisma dhe PSD, janë shprehur kundër që temë kyçe e tryezës së partive politike të thirrur nga VV-ja, të jetë konsensusi për zgjedhje të parakohshme, kurse VV-ja vazhdon të insistojë që kjo temë, duhet të jetë temë qendrore e tryezës. /Indeksonline/