Të gjitha rrugët janë të kalueshme, nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar
Reshjet e borës në vend vetëm sa janë shtuar duke marrë parasysh ato të mëngjesit.
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e pandërprera sigurisht po e vështirësojnë edhe gjendjen në trafik.
I kontaktuar nga Indeksonline, zv/ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka bërë të ditur se janë 16 kompani që janë në shërbim 24 orë në të gjitha rrugët-përfshirë këtu edhe autostradën.
“Janë 16 kompani për mirëmbajtjen e rrugëve, përfshirë edhe Autostradën Ibrahim Rugova. Të gjitha janë në teren dhe po punojnë për pastrimin e borës”, ka thënë Kadriu.
Gjithashtu ai ka shtuar se në këto moment e gjendja e rrugëve në vend është e mirë dhe se të gjitha rrugët janë ta kalueshme.
“Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe në raportimet nga tereni të orës 19:00 u bëjmë të ditur se nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar. Kompanitë janë të furnizuara me kripë të mjaftueshme dhe stafi politik janë në teren bashkërisht me menaxherët e terenit duke përcjellur gjenjen. Kemi urdhëruar kompanitë që të hedhin krip gjatë gjithë kohës kur parashihet nevoja”, ka shtuar Kadriu.
Ndër të tjerash Kadriu ka shtuar se kërkohet nga vozitësit që të jenë të kujdesshëm sidomos gjatë orëve të vona të natës dhe orëve të mëngjesit pasi atëherë mund të ketë shtresa të akullta./Indeksonline/