12:37 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Të gjithë me kombëtaret, Januzaj stërvit me Sociedadin dhe pret thirrje nga Belgjika (Foto)

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj ka mundur të jetë në Kosovë gjatë këtyre ditëve, e jo në stërvitje te klubit spanjoll, Real Sociedad.

Kosovari që “ëndërron” të jetë anëtar i Kombëtares së Belgjikës, ka kohë që nuk është ftuar nga Roberto Martinez, madje sipas rrethanave duket qartë se as që po qëndron në planet e ish-trajnerit të Evertonit.

Në kohën kur futbollistët e klubeve kanë udhëtuar për në vendlindje që të bëhen gati për ndeshjet miqësore të muajit mars, Januzaj po ushtron me disa lojtarë në Spanjë.

Ndoshta trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci nuk e ka keq që thotë, se një “futbollist duhet të ketë b* për ta zgjedhur se me cilin shtet të luaj”. Pra, Januzaj shumë lehtë ka mundur që të jetë pjesë e Kosovës në miqësoret e muajit mars, se sa të stërvit me Sociedadin dhe të pret ftesë nga Belgjika, që për disa vite e ka të siguruar një formacion shkatërrues./IndeksOnline/