07:04 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Të gjithë në sheshin e Prishtinës për të mirëpritur Clinton e Albright

Sot shënohet një ditë e veçantë, shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimit të vendit.

Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, ish-sekretarja Medeleine Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Kurse nga ora 14:00 do jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00 , do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton.

Në shënimin e këtij përvjetori do të marrin pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, Presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e të tjerë liderë shtetëror./Indeksonline/