12:57 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Të gjithë pajtohemi me atë që Allegri tha për CR7 pas fitores ndaj Napolit

Massimiliano Allegri e ka quajtur paraqitjen e Cristiano Ronaldos ndaj Napolit si më të mirën e tij për Juventusin që prej transferimit të tij nga Real Madridi këtë verë.

Pesë herë fituesi i ”Topit të Artë” dështoi të shënonte mbrëmë, por ai bëri dy asistime në fitoren, 3-1 ndaj Napolit.

Mbrëmë ishte fitorja e shtatë me radhë për Juventusin duke bërë që diferenca e pikëve me vendin e dytë, Napolin të rritet në gjashtë pikë.

Derisa 33-vjeçari humbi disa raste të mria për gol, trajneri i tij mendon se portugezi bëri një paraqitje të kënaqshme, transmeton IndeksOnline.

”Cristiano Ronaldo? Ai bëri mjaft mirë dhe krijoi disa raste të mira për ne”, tha Allegri për Sky Sport Italia.

”Ronaldo ka luajtur mjaft mirë për ne dhe bëri disa gjëra të mrekullueshme mbrëmë”.

”Mendoj se kjo ishte ndeshja e tij më e mirë për ne”.

”Por, ne duhet të tregohemi më agresiv. Kemi një avantazh prej gjashtë pikësh nga vendi i dytë, por sezoni është ende i gjatë”, shtoi Allegri./IndeksOnline/