75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Të hënën demarkacioni në Kryesi të Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbaj të hënën mbledhjen e saj të radhës.

Zyrtarë të Kuvendit kanë konfirmuar për Indeksonline se sipas rregullores së punës së Kuvendit, marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi është proceduar në kryesi.

Në mbledhjen e radhës që pritet të mbahet të hënën, Kryesia vendos për procedim në seancë apo për kthim mbrapa në Komision të kësaj marrëveshje, për shkak se Komisioni ka votuar 5 me 5 kur e ka proceduar.

Po ashtu nuk kanë dhënë ndonjë rekomandim për Kryesinë se si të veproj me të.

Kjo mbledhje mbahet një ditë para vizitës së kryeministrit të Malit të Zi, Dusko Markovic në Kosovë. /Indeksonline/