18:28 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Të hënën vazhdon maratona e takimeve LDK-LVV, ja për çka do të bisedohet

Gjatë ditës së sotshme u mbajt takimi i radhës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për t’i përafruar qëndrimet për themelimin e qeverisë.

Zyrtari i LDK-së, Arben Gashi në një konferencë për media pas takimit tregoi se takimi i ardhshëm do të mbahet të hënën nga ora 15:00. Në atë takim do të flitet për Kulturën, Rininë dhe Arsimin.

Deri më tani janë bërë një seri takimesh mes dy partive. Zyrtarët e dy partive janë shprehur deri më tani se janë pajtuar për tema të mëdha dhe se së shpejti pritet të merren vesh për themelimin e qeverisë.