“Të luash këtu është si të shkosh te dentisti”, trajneri i Real Madridit flet pas fitores ndaj Valencias
Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 2:0 ndaj Valencias në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në La Liga.
Golat në këtë ndeshje i shënuan: Carreras dhe Kylian Mbappe, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, trajneri Arbeloa u paraqit në konferencë për media dhe dha një deklaratë interesante.
Ai tha se në “Mestalla” është shumë vështirë të luash, sikur të shkosh te dentisti.
“Të luash në Mestalla është njëjtë si të shkosh te dentisti, është shumë e vështirë. Jam i kënaqur me tri pikët sonte…”, u shpreh trajneri Arbeloa
Me fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e 2-të, një më pak se lideri, Barcelona (58)./Indeksonline/

