11:28 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të mëdhenjtë pas Kumbullës, agjenti i shqiptarit “pret e përcjellë” skuadra të njohura

Marash Kumbulla është një nga emrat më të përfolur në futbollin italian. Mbrojtësi shqiptar është i kërkuar nga shumica e skuadrave të mëdha në Serie A, por edhe nga skuadra të tjera evropiane.

Marotta dhe Ausilio janë të fundit që kanë rritur presionin për të siguruar shërbimet e talentit shqiptar. Agjenti i futbollistit, Gianni Vitali ka takuar drejtuesit e Interit, Napolit, e Lazios për të diskutuar transferimin e Kumbullës.

Verona nuk do të pranojë shitjen e shqiptarit nën 20 milionë euro.

Interi thuhet që është skuadra që ofron aktualisht më së shumti për 20 vjeçarin shkodran.

Për Kumbullën, ka interesim edhe nga skuadra të mëdha nga Bundesliga gjermane./Indeksonline/