09:45 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të paktën 210 njerëz të vdekur nga koronavirusi në Iran

Të paktën 210 njerëz në Iran kanë vdekur si rezultat i sëmundjes së re koronavirus, burime në sistemin shëndetësor të vendit kanë thënë për BBC Persian.

Zyrtari për Marrëdhënie Publike në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour deklaroi se sipas vlerësimeve të fundit numri i të vdekurve nga Covid-19 në mbarë vendin është rritur në 34, ndërsa numri i të infektuarve në 388.

Mirëpo ndryshe thonë burime të sigurta të BBC Persian brenda shërbimeve spitalore, të cilët thonë se së paku 210 njerëz deri tani kanë humbur jetën.

Jahanpour tha gjithashtu se 73 persona janë shëruar.

Ai njoftoi se rritja më e madhe e rasteve të koronavirusit ka ndodhur në Teheran dhe Gilan, duke shtuar se mosha mesatare e atyre që infektohen nga virusi është 50 vjeç ndërsa i atyre që humbin jetën 60-vjeç. /IndeksOnline/