11:22 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Të rejat, për lëndimin e Milot Rashicës

Futbollisti kosovar Milot Rashica, është lënduar në ndeshjen e fundit kundër Fortuna Dusseldorf-it.

Indeksonline ka kontaktuar me një familjar të futbollistit, i cili konfirmon së Rashicë i është zgjatur muskuli dhe ende as ai s’e di shkallën e lëndimit dhe sa kohë pritet të mungojë.

Pasi t’i nënshtrohet rezonancës, pritet të bëhet e ditur periudha sa mund të jetë jashtë. /Indeksonline/