75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Të rinj të shumtë presin të aplikojnë në ditën e fundit në konkursin e policisë (Foto)

Është dita e fundit për të aplikuar në konkursin e Policisë së Kosovës, për pjesëtarë të rinj.

Por edhe sot shumë qytetarë të Kosovës  zgjodhën që t’i drejtohen stacioneve të policisë për aplikim.

Indeksonline ka siguruar  një fotografi nga stacioni Qendra në Prishtinë ku vërehet numri i madh i të rinjve që kanë zgjedhur të kandidojnë në këtë konkurs.

Ndryshe aplikimi është hapur më 16 prill dhe parashihet të zgjasë vetëm edhe sot. Indeksonline në disa raste pati tentuar të kuptojë numrin e aplikuesve deri më tani por kjo gjë nuk  u bë e ditur.

Ndër kushtet minimale për të aplikuar në Policinë  Kosovës ishin:

Të jesh shtetas i Kosovës

Të jesh i moshës 18-30 vjeçar

Të kesh të përfunduar shkollimin e mesëm

Të jesh në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale

Të mos jesh i dënuar për ndonjë vepër penal

Të mos posedosh tatuazhe në vende të dukshme (fytyrë,qafë,duar)

Të kesh integritet personal dhe vlera të larta etike./Indeksonline/