10:53 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Të rinjtë indonezianë – pro marrëdhënieve seksuale jashtëmartesore

Mijëra protestues studentë, kanë dalë në rrugët e Indonezisë  për të kundërshtuar një ligj i cili po tenton të futet në fuqi që do t’i kriminalizojë marrëdhëniet seksuale të cilat bëhen pa kontratë martesore. Këtë ligj po tentojnë ta zëvedësojnë me nje ligj të rri kundër korrupsionit.

Protestuesit janë mbledhur para nsërtesës së Parlamentit në kryëqytetin e Indonezisë Xhakartë, për të kërkuar nga Qeveria të tërheqë projektligjin. Fotografitë nga tubimi tregojnë turma të mëdha të protestuesve kryesisht të rinj të cilët shihen duke vendosur zjarr në rrugë dhe duke i lëvizur banderolat.

Në protesta u dërguan rreth 18.000 policë  për të ruajtur ndërtesën e parlamentit, të cilët u detyruan të hedhin gaz lotsjellës dhe topa me vrushkuj uji për të shpërndarë turmat.

Parlamenti Indonezian vendosi të martën të shtyjë miratimin e kodit të ri penal dhe ka gjasa që do të vonohet deri në seancën e ardhshme të Parlamentit. Megjithatë një ligj i tillë mund të votohet edhe pas një jave pasi  Parlamenti i ri i Indonezisë do të betohet në fillim të muajit të ardhëshem./Indeksonline/