09:00 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Të “rinjtë e LDK-së” e marrin primatin në parti, zhvillojnë takime me diplomaten nga Parisi

Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Armend Zemaj, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku kanë takuar drejtoreshën e Departamentit për Evropën Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin.

Ata falënderuan Mangin për bashkëpunimin që ka ofruar shtetit francez deri më tani për Kosovë, dhe gjithashtu e njoftuan atë lidhur me situatën aktuale politike në vend, në veçanti lidhur me temën e Dialogut Kosovë-Serbi, për të cilën temë e ritheksuan edhe një herë qëndrimin e LDK-së.

Gjithashtu në këtë takim u bisedua dhe për proceset e tjera eurointegruese në për të cilat po kalon vendi dhe me këtë rast, deputetët e GP-LDK-së kërkuan mbështetjen e mëtejme të Francës sa i përket këtyre proceseve.

Ndërsa, Mangin shprehu gatishmërinë e shtetit francez për thellimin e këtij bashkëpunimi për të qenë çdo herë afër institucioneve të vendit në rrugëtimin drejt integrimit evropian. /Indeksonline/

Temat: