00:05 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Të sapokthyerve në Kosovë u vjedhën gjërat ushqimore në karantinë!

Qindra persona të ardhur nga shtetet e ndryshme perendimore, janë vendosur në karantinë kjo pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

V.Sh u kthye nga Zvicra për në Kosovë ditën e premte, dhe të njëjtit pas vendosjes në karantinë i janë vjedhur gjëra ushqimore, ani pse aty ofrohet ushqim për të gjithë të akomoduarit.

I njëjti në një bisedë për Indeskonline, tregon se si brenda konviktit po keqpërdoren apo po vjedhen gjërat personale.

“Unë kam ardh të premten prej Zvicres me 55 persona, dhe faktikisht mbeten pa ushqim për një kohë të gjatë pothuajse 24 orë, qysh prej kur kam honger në Zvicër. Pas kësaj kërkova prej familjarëve me më pru disa gjëra ushqimore, edhe mi kanë pru dikun rreth orës 04:30, 05:00 pasdite. Prita që po vijnë ushqimet, më thanë jo në mëngjes, prita në mëngjes nuk erdhen prita deri sot dmth nuk ka ushqime hiç.. edhe do të thotë një kese është vjedhur”, ka thënë ai për Indeksonline.

Sipas tij, për dallim prej gjërave ushqimore që po ‘zhduken’, valigjet apo gjërat tjera nuk po vjedhen.

“Do gjëra tjera tjera që i kam pas, kufera me veshmbathje … këto kanë ardh por sendet ushqimore janë tu u vjedhë”, ka vlerësuar ai tutje.

“Kur shkova poshtë, pasi që po mundohna sa ma pak me pas kontakt me njerëz, mirëpo edhe aty poshtë në koridor dëgjova se kanë vjedh gjesende që janë ushqime se teshat faktikisht nuk i duhen askujt. Me pas kujdes se ndoshta nuk po keqpërdoren prej personelit ndihmës apo prej policisë, por prej banorëve brenda në konvikt”, vlerëson ai.

V.Sh thotë se për të njëjtin rastin ka kërkuar sqarim edhe prej policisë porse nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete.

“Sot kërkova sqarim prej policisë, se më erdh edhe një pako ushqimore, e njëjta ka bë që 3 ore prej hyrjes kryesore me ardh deri në konvikt. Po mendoj që policia e ka një farë keq organizimi, pasi që po rrijnë grupacione, ku po dorëzohen keto kese po rrin disa djem të rinjë, edhe shansat janë prej tyre me u keqpërdor, apo me u vjedh”, thotë ai.

Ndryshe të gjithë të ardhurit nga vendet e huaja, do të qëndrojnë në karantinë për plotë 2 javë, kjo me qëllim të parandalimit të përhapjes eventuale të Covid-19. /Indeksonline/