15:05 / E Premte, 24 Janar 2020

Të shtëna masive në Gjermani, raportohet për 6 të vdekur – arrestohet sulmuesi

Një sulm masiv me armë ka ndodhur në Gjermani këtë pasdite dhe ka të ngjarë të ketë vrarë disa njerëz, ka thënë policia.

Policia në Aalen tha se të shtënat ndodhen të premten menjëherë pas mesditës në qytetin Rot am See, në shtetin federal të Baden-Wuerttembergut, 168 kilometra në veriperëndim të Mynihut.

Ata thonë se disa të tjerë janë plagosur dhe ka të ngjarë që gjashtë persona të kenë vdekur.

I dyshuari me armë, që raportohet të jetë një mashkull 37-vjeçar, është arrestuar.

Zëdhënësi i policisë Holger Binert tha se ai nuk mund të thoshte saktësisht se sa njerëz ishin vrarë.

“Ne kemi arrestuar një të dyshuar”, tha Binerti, duke shtuar se informacionet fillestare tregojnë se personi i dyshuar është arrestuar dhe një ose më shumë nga viktimat e njihnin njëri-tjetrin.

Mos i humb