21:11 / E Martë, 10 Gusht 2021 / AR

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagosen dy persona

policia

Sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë pati të shtëna me armë zjarri.

Si pasojë e kësaj dy persona kanë marrë plagë, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Në orën 19:30 në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë kanë ndodhë të shtëna me armë zjarri ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Patrullat e stacion policor kanë shkuar në vendngjarje si dhe është njoftuar autoambulanca. Pas të shtënave personat e dyshuar janë larguar nga vendi ngjarjes”, ka thënë ai.