20:54 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një 50 vjeçar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Dujakë të komunës së Gjakovës.

Si pasojë e këtyre të shtënave, i plagosur ka mbetur një 50 vjeçar.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, Krist Gjokaj.

Sipas tij, incidenti në fjalë ka ndodhur në mes fqinjëve për arsyeje ende të panjohura.

“Një tentim vrasje ka ndodhur në fshatin Dujakë mes dy fqinjëve, ku njëri është plagosur me armë zjarri. I plagosuri është i moshës 50 vjeçare”, ka thënë Gjokaj.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se është arrestuar një i person si i dyshuar dhe se ende nuk dihen motivet e këtij  rasti./Indeksonline/