19:23 / E Diele, 28 Prill 2024 / FR

Të shtëna me armë në mes fshatit Landovicë dhe Gjonaj të Prizrenit

Para pak minutash ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë dhe Gjonaj të Prizrenit.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, ku bëri të ditur se vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aliu, tutje njoftoi se nuk ka persona të lënduar.

“Në mes fshatit Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Aliu për Indeksonline./Indeksonline/