75 Mall Live Search
08:25 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në një pompë në Prizren

Të shtëna me armë ka pasur mbrëmë në një pompë derivatesh në qytetin e Prizrenit.

Një person ka raportuar se në pompën e derivateve dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë shtënë me arme zjarri në drejtim të pompës dhe janë larguar në drejtim të pa njohur, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet policore. Nuk raportohet për të lënduar, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/