16:27 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur një orë më parë në Prishtinë.

“Rreth orës 15:30 kemi pranuar informacionin për gjuajtje me armë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Një sitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje k u kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Gjihtashtu është bërë e ditur se i plagosuri është L.Rr, i lindur në vitin 1994 dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë që Njësitet Policore po merren me rastin./Indeksonline/