21:25 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në Rrëshen, ndërrojnë jetë motër e vëlla

MIRDITË – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kodër Rrëshen, ku motër e vëlla u vranë në afërsi të banesës së tyre. Ende janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa mësohet paraprakisht se djali pak ditë më parë kishte ardhur nga Italia. 

Viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit, nga ku është konfirmuar se bëhet fjalë për vëlla e motër. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar atë se cfarë ka ndodhur, që ende mbetet e paqartë.