11:04 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Të shtëna me armë në rrugën ‘Mic Sokoli’ në Prishtinë

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën ‘Mic Sokoli’ në Prishtinë.

Një qytetarë  ka njoftuar se derisa ishte në veturën e tij, me targa vendore, është sulmuar nga dy persona të dyshuar meshkuj  të cilët kanë ardhur me një veturë, targa të panjohura. Njëri nga sulmuesit  ka shtënë me armë zjarri duke e goditur me predhë veturën e ankuesit me ç’ rast janë larguar në drejtim të pa njohur, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast nuk është raportuar për të lëndua teksa në vend është gjetur dhe  konfiskuar një gëzhojë kalibër i pa njohur. Po ashtu edhe vetura e ankuesit si dëshmi materiale është konfiskuar.  Me vendimin e Prokuronit  iniciohet rasti dhe mbetet të hetohet, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/