22:07 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Policia konfirmon vrasjen në Pejë

(I plotësuar, 22:32)-Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Indeksonline se ka ndodhur një vrasje në Pejë.

“Vetëm mund të iu konfirmojë se në Pejë ka ndodhur një vrasje, detaje të tjera lidhur me rastin nuk kemi ende”, ka thënë Rugova.

Duhet përkujtuar që rasti ka ndodhur para pak minutave në afërsi të stacionit të trenit.

………………………….

Të shtëna me armë në Pejë, dyshohet për të vdekur

Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutave në qytetin e Pejës.

Sipas burimeve të Indeksonline nga këto të shtëna ka humbur jetën një person. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në afërsi të fabrikës së bukës. Gjithashtu bëhet e ditur se njëri prej personave të kyçur në këtë rast ishte duke vozitur veturën e llojit ‘Passat’.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe Policia e Kosovës ndërsa Indeksonline do të iu mbajë të informuar lidhur me rastin./Indeksonline/