11:07 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në një diskotekë në Pejë

Katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht dy punëtorë të sigurimit të një diskoteke meshkuj K/Shqiptarë.

Gjatë përleshjes është shtënë edhe me armë zjarri. Si pasojë e përleshjes viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Viktimat pas pranimit të ndihmës mjekësore janë liruar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 5 fishekë dhe 6 gëzhoja

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tre të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.

Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.