23:06 / E Hënë, 28 Shtator 2020 / indeksADMonline

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Fushë-Kosovë, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Një incident ka ndodhur sonte në qytetin e Fushë-Kosovës, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë dhënë detaje.

“Me datë 28.09.2020 në ora 21:25 minuta, njësia patrulluese ka pranuar informatën se në një lokal në Fushë-Kosovë ka të shtëna me armë zjarri.

Në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa Njësiti i Forenzikës së PK-së është informuar.

Deri tani nuk ka raportime për ndonjë person të lënduar, përderisa një i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.

Ndryshe, njësite të policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin./Indeksonline