10:45 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / L K

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar nga policia në rrugën Nazim Gafurri, në Prishtinë gjatë së martes.

Dyshohet se ata nga vetura kanë shtënë me armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa në veturën e dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe nëntë fishekë”.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.