75 Mall Live Search
21:17 / E Shtunë, 15 Shkurt 2025 / MSH

Të shtëna në Milano, një i vdekur dhe një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Milano të Italisë të shtunën, ku për pasojë pati një viktimë dhe një të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një furrë buke në Piazzale Gambara, shkruan Tgcom24.

Dyshohet se i plagosuri është një 26-vjeçar ukrainas dhe viktima mund të jetë bashkëkombës i tij.

Ende nuk dihen detajet e ngjarjes dhe motivi i sulmit. Autori është në arrati dhe po kërkohet nga forcat e rendit.