Të shtënat me armë në Berat, dalin detaje të reja
Një konflikt për qiranë e lavazhit u bë shkak i të shtënave me armë zjarri në qytetin e Beratit.
Ngjarja ndodhi në rrugën e Uznovës, teksa kanë qenë babë e bir ata që kanë qëlluar me armë në drejtim të lavazhit, pasi personat që e përdornin nuk kishin paguar qiranë, të paktën sipas pretendimeve të pronarëve.
Bëhet e ditur se për këtë ngjarje janë vënë në pranga tre persona.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar. /noa.al/