11:00 / E Hënë, 03 Prill 2023 / B O

Të shtunën gara e shumëpritur e vrapimit malor, mbahet në dy distanca, në bjeshkët e Istogut

Edicioni i parë i “Istogu Trail Epopeja e Prillit-Izet Shatri” në Istog po afron. Këtë të shtunë, me datë 8 prill do të mbahet edicioni i parë i “Istogu Trail Epopeja e Prillit-Izet Shatri” në Istog.

Gara e vrapimit do të mbahet me 8 prill në dy distanca, 13.3 kilometra dhe 28 kilometra. Regjistrimi i garuesve do të bëhet vetëm deri të mërkurën.

Për të interesuarit, regjistrimi bëhet në sheshin e Prishtinës dhe në Istog të mërkurën nga ora 09-00 deri në orën 15:00.

“Istogu Trail” është garë që zhvillohet në nderim të dëshmorëve të kësaj ane dhe deri më tani prezencën e kanë konfirmuar garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Për tu regjistruar në garë duhet të klikoni në këtë LINK