09:40 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / L K

Të shtunën mbahet takimi ndërkulturor i tretë në Gjakovë

Të shtunën, më 21 tetor, në orën 12.05, në Bibliotekën “Ibrahim Rugova”, në sallën “Teki Dervishi”, në Gjakovë, me organizimin dhe mbështetjen e Shoqatës së Intelektualëve JAKOVA, do të zhvillohet TAKIMI NDËRKULTUROR LETRAR i tretë me radhë, me pjesëmarrjen time, ku do të flas për romanin tim “Hemisferat e Serenës” dhe përvojën time në fushën e përkthimit letrar e më gjerë, të Nedjeljko Špilek, zëvendës ambasador i Kroacisë në Kosovë, dhe autor i librit poetik “Grad Duša – Qyteti i Shpirtrave” në kroatisht e shqip, gjithashtu të Marc Perry, me dy versionet në anglisht e shqip të librit të tij me bisedat e udhëheqësve perëndimore përpara e gjatë bombardimeve të NATO ndaj regjimit të Millosheviçit në vitin 1999, me titull “War in their own words” “Lufta me fjalët e tyre”, dhe Bekim Shalës, me librin e tij futuristik kanunor “Kush e solli Çetinën?”
Jeni të mirëpritur të na bashkoheni në këtë bashkëbisedim letrar, ku do të diskutojmë edhe për tema të tjera të larmishme, sikurse pati ndodhur edhe në takimet e mëparshme në Mitrovicë dhe Klinë.