21:20 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Të ushtroni të premten, mund të hani dhe të qëndroni shtrirë gjatë vikendit pa shtuar peshë

Nëse ju keni vendosur që të qëndroni duke pushuar gjatë vikendit dhe duke mos pasur kujdes në ushqim, atëherë nuk keni nevojë të ndiheni fajtor për peshën tuaj- përderisa ju bëni ushtrime ditën e premte.

Hulumtues nga Universiteti i Teksasit kanë gjetur se ushtrimet intensive mund të kenë efekt për disa ditë.

Testet e kryera në mi kanë gjetur se pas ushtrimeve metabolizmi i tyre ishte më i shpejtë 48 orët e ardhshme pas ushtrimeve intensive.

Për këtë, ushtrimet në ditën e premte ju mundësojnë që të bëni një pushim të qetë në vikend duke qëndruar dhe ngrënë pa problem dhe të mos trasheni./Indeksonline/