07:15 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

E premtja me diell e vranësira

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të lehta  të cilat do t’i takojnë stadit të lartë të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalët e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike  vazhdon të mbetet  mbi vlerat e normales Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Indeksi UV mbetet i lartë, të paktën deri në gjysmën e dytë të këtij muaji, raporton IHM i Kosovës.