15:04 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / S Z

Tejkaluan shpejtësinë, dy shoferë në Ferizaj gjobiten me nga 300 euro dhe heqje të patentës për tre muaj

Si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë, Policia Rajonale e komunikacionit rrugor në Ferizaj ka gjobitur me nga 300 euro dhe heqje të patent shoferëve  dy persona në Ferizaj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëm rreth orës 21:28 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar shoferin L.M (M/K) i moshës 26 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 145 km/h.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Ndërsa, rreth orës 21:30 në të njëjtën rrugë, policët kanë ndaluar shoferin tjetër B.K (M/K) i moshës 23 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë , ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 144 km/h . Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse 300 euro dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.