12:53 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Teksa bota lufton diskriminimin dhe urrejtjen, ky zotëri gjen mënyrën gjeniale për t’i “zhdukur” që të dyjat

Ekziston një sasi e frikshme urrejtjeje në botë dhe shumë shpesh, rezultatet fizike (shenjat, përplasjet etj) mund të lihen mbrapa si një kujtesë e vazhdueshme. Kudo ku shkojmë, mund të shohim shkrime në mure që kërcënojnë dikë dhe shprehin urrejtje, ashtu si edhe nën ura ose në ndërtesa.

Këtu hyn Corey Fleischer. Misioni i tij? Fshirja e urrejtjes. Dhe tani, motoja e tij personale është shndërruar në një nismë mbarëbotërore.

Corey pa grafitin e parë që shprehte urrejtje dhe vendosi të vepronte.

Corey filloi nismën e tij, ‘Erasing Hate’, 9 vjet më parë. Në atë kohë, ai po udhëtonte drejt shtëpisë së një klienti në periferi, kur vuri re diçka të pikturuar në një bllok betoni. Vazhdoi të ecte dhe mbërriti në vendin ku qëndronte klienti, por nuk mund ta hiqte nga mendja atë imazh.

Ai u pendua që nuk bëri asgjë për simbolin e urrejtjes. Kështu, u kthye mbrapsht dhe e fshiu.

“U ktheva në Monkland dhe e fshiva.”- tha ai.

Tani, ‘Erasing Hate’ kombinon mediat sociale dhe heqjen e grafiteve. Njerëzit mund t’i raportojnë rastet tek ai. Pastaj, Corey dhe ekuipazhi i tij shkojnë në vend dhe kujdesen për të.

Në Instagram, Corey ndan misionet e tij të ndryshme me ndjekësit.

Profesioni kryesor i Corey është një kompani e fshirjes së grafiteve, kështu që ai tashmë i ka të gjitha mjetet që i duhen.

Fshirja e urrejtjes është më shumë sesa thjesht një kalim kohe për të. Fleischer thotë se ndjesia që i lë zhdukja e këtyre simboleve “është si droga … ’është një ndjenjë jashtëzakonisht euforike. Është diçka që kurrë nuk kam qenë në gjendje ta shpjegoj. “

“Kjo është ajo që më bën të ndihem i kompletuar si person.”- tha Corey Fleischer për CBC News.

Corey tani po pun që ta kthejë nismën e tij në globale duke lançuar një aplikacion “Erasing Hate” që do t’i jepte mundësinë çdokujt që ka iOs ose Android të raportojë grafitet që shprehin urrejtje.

Aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë foto dhe vendndodhjen e grafiteve të urrejtjes tek Fleischer, i cili më pas do të përdorë mediat sociale për të gjetur vullnetarë që mund ta fshijnë atë.

Ai tashmë ka frymëzuar njerëzit për të larguar urrejtjen në Paris dhe në Los Angeles.

“Ne e heqim urrejtjen kudo në botë, pa pagesë,”- tha Corey.

Veprimet e vogla kanë ndikim të madh.

Corey gjeti një mënyrë për të pasur ndikim duke përdorur aftësitë e tij për ta bërë botën tonë një vend më të mirë. Ndërsa bota po kalon trazira, duke luftuar racizmin sistemik dhe format e tjera të diskriminimit dhe urrejtjes, është e rëndësishme të kujtojmë se si ne, si individë, mund të kontribuojmë me zërat dhe veprimet tona për një të ardhme më të mirë.