13:44 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Telashe të tjera për Realin, i lëndohet ky lojtar

Skuadra spanjolle e La Ligas Real Madridi po shqetësohet në lidhje me dëmtimin e fundit të pësuar të lojtarit, James Rodriguez.

Kolumbiani pësoi një dëmtim të gjurit, duke luajtur për Kombëtaren e tij, i cili do të mungojë në ndeshjen e radhës së Kombëtares së tij kundër Perusë, transmeton Indeksonline.

Sipas raporteve nga Spanja, Los Blancosit janë shumë të shqetësuar për Rodriguezin pasi që ky pësoi lëndim dhe tashti janë duke shpresuar që lëndimi të mos jetë edhe aq serioz sa u mendua fillimisht./Indeksonline/