15:36 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

Telefonat ‘Made in Turkey’ Xiaomi do të dalin në shitje në muajin prill

Telefonat inteligjentë të gjigantit elektronik kinez “Xiaomi” të prodhuar në njësinë e tij të prodhimit me seli në Turqi do të dalin në treg, duke filluar muajin tjetër.

Kështu tha gjatë ditës së sotme ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, transmeton Indeksonline.

“Xiaomi” në Stamboll është duke i testuar telefonat inteligjentë.

Autoritetet turke kanë paralajmëruar se kapaciteti vjetor i prodhimit të njësisë përfundimisht do të arrijë në 5 milionë telefona dhe do të punësojë gati 2.000 njerëz.

“Ne i këshillojmë të gjitha markat globale të bëjnë biznes me furnizuesit vendorë, të përpiqen të përfshijnë furnizuesit vendës në zinxhirin e furnizimit dhe të synojnë eksportet nga Turqia”, tha Varank.

Sipas ministrit, Turqia do të vazhdojë të ofrojë të gjitha mjetet e mundshme të mbështetjes për të tërhequr firmat globale të teknologjisë.

Duke komentuar strategjinë e “Xiaomit” për të dërguar prodhim jashtë vendit, Varanku tha se kompania kryen prodhimin përmes partnerëve dhe kompania finlandeze “Salcomp” që ishte zgjedhur si partneri i prodhimit të Turqisë.

Duke theksuar se “Salcompi” është një markë globale shumë e rëndësishme që prodhon në fushën e teknologjisë në të gjithë botën, Varanku tha se fabrika aktuale “Xiaomi” është një fabrikë e vjetër e themeluar në 1975.

Varanku tha se firmat globale pritet të vijnë në Turqi për prodhimin e CKD nga tani e tutje dhe jo vetëm për kryerjen e montimit të pjesëve.

Turqia është një treg i rëndësishëm ku shiten mbi 10 milionë telefona, tha Varanku, duke theksuar se është e rëndësishme që markat globale të ekzistojnë në këtë treg dhe të shesin prodhimet e tyre të bëra në Turqi- botës.