17:49 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Telefoni i parë fleksibil i Samsung vjen këtë vit

Pas raportimeve se Huawei është duke punuar në telefonin e tij të parë fleksibil, kompania jugkoreane Samsung tash ka arsye të plotë për të përshpejtuar prodhimin e modelit të vet fleksibil.

Zyrtarë të Samsungut konfirmuan se kompania këtë vit do të prezantojë telefonin e parë fleksibil.

Kompania ka kryer një anketë në të cilën ka pyetur përdoruesit nëse dëshirojnë një telefon fleksibil dhe përgjigja ishte pozitive.

Një vendim i tillë bie në kundërshtim me raportimet e mëhershme sipas të cilave telefoni i parë fleksibil i Samsung do të arrijë vitin e ardhshëm, transmeton KosovaPress.

Samsung për momentin nuk ka dhënë detaje mbi specifikat e telefonit, i cili pritet të prezantohet në konferencën e zhvilluesve të kompanisë prej 7 deri 8 nëntor në San Francisko.