08:16 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Telefoni i ZTE mund Galaxy S20 ende pa debutuar

Ky është telefoni i pari me memorie RAM LPDDR5. Procesori i ri është 25% më i shpejtësi sesa modeli i kaluar. Bateria prej 4,000 mAh me lehtësi ju dërgon në një ditë të plotë.

Pak ditë përpara se Samsung të prezantojë seritë Galaxy S20, ZTE ka ndërhyrë duke sjellë flagshipin Axon 10S Pro. Ashtu si telefonët e ardhshëm të Samsug, karakteristikë kryesore e telefonit të ZTE është procesori Snapdragon 865.

Axon i ri është i ngjashëm me flagshipin e vitit të kaluar. Specifikat përfshijnë një ekran të lakuar 6.47-inç FHD+ OLED, 256GB memorie UFS 3.0 dhe deri në 12GB RAM.

Ky është telefoni i pari me memorie RAM LPDDR5. Procesori i ri është 25% më i shpejtësi sesa modeli i kaluar. Bateria prej 4,000 mAh me lehtësi ju dërgon në një ditë të plotë.

ZTE e ka pajisur Axon 10S Pro me tre kamera të pasme. Kamera parësore është 48-megapiksel, shoqëruar nga një dytësore me kënd të gjerë 20-megapiksel dhe një 8-megapiksel telefoto. Axon 10S Pro vjen me 5G, Wi-Fi 6 dhe Android 10.