13:46 / E Premte, 12 Tetor 2018

Telefoni me palosje i Samsung do të sillet edhe si tablet

Shefi i divizioni mobil të Samsung DJ Koh për CNET dha detajin e parë të telefonit të shumëpritur me palosje të Samsung. Ekzekutivi tha se pajisja ku hapet do të shërbejë si tablet ndërsa ky mbyllen kapakët si telefon.

Përshkrimi i afrohet konceptit të kompanisë prezantuar në 2013-ën.

Muajin e kaluar Koh nuk hodhi poshtë mundësinë që telefonit të debutojë në konferencën e zhvilluesve të Samsung më 7 Nëntor.

Por Samsung nuk është kompania e parë që ka treguar ambiciet në këtë drejtim.

Huawei thotë se do të gati një telefon me palosje në 2019-ën ndërsa Lenovo dhe Xiaomi kanë treguar tashmë prototipet e tyre.