22:58 / E Diele, 27 Qershor 2021 / AD

Telegram vjen me thirrjet grupore me video deri në 30 persona

Më në fund, aplikacioni i famshëm për mesazhe Telegram ka shtuar bisedat me video grupore në aplikacionin e saj mobil dhe atë desktop.

Zotimin për këtë karakteristikë të shumë-kërkuar Telegram e ka bërë në prill të vitit të kaluar, ndërsa vetëm tani e ka bërë zyrtare, duke e vënë në dispozicion për përdoruesit e saj.

Bisedat me zë në çdo grup brenda platformës mund të kthehen në thirrje me video duke klikuar ikonën e kamerës për t’u aktivizuar videoja e pajisjes suaj.

Telegram thotë se një numër i pakufizuar i përdoruesve mund të marrin pjesë në një thirrje me audio, por thirrjet me video në grup do të kufizohen në 30 personat e parë që bashkohen në një bisedë e cila bëhet me video grupore.

Kompania ka në plan të rrisë atë limit “së shpejti”, tha ajo në njoftimin e saj. Përdoruesit mund të ndajnë ekranet e tyre gjatë një thirrjeje të realizuar me video.