15:08 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Temperatura deri në -10, ja deri në cilën ditë do kemi këtë mot

Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë ardhur nga viset polare do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjte, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

Të enjten aty ku paraqiten kthjellime, temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë Celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës.

Nga dita e premte e tutje. merkuri në termometër do të kaloj mbi vlerat e zeros, duke vazhduar rritje dita –ditës.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mbi 9m/s./Indeksonline/