16:35 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Temperatura ekstreme në SHBA dhe Kanada, ngrin Niagara (Foto)

Kanadezët dhe amerikanët do të kenë një Vit të Ri tepër të ftohtë këtë vit, si rrallë më parë.

Temperaturat janë ulur në ekstrem duke shkuar në -34 gradë, ndërsa era e bën që në zona të caktuara të ndjehet si -89 gradë, përcjell Albeu.com.

Ndërkohë, mediat amerikane kanë publikuar foto të Ujëvarës së Niagarës, e cila duket krejtësisht e ngrirë në pjesën më të madhe të saj.

Temperaturat e ulta kanë shkaktuar një numër të madh vdekjesh në zona të caktuara të SHBA-ve dhe Kanadasë, ndërsa autoritetet njoftojnë për një situatë edhe më të vështirë gjatë natës së ndërrimit të viteve.