23:14 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Temperaturat nesër deri në 23 gradë

Instituti Hidrometerologjik i vendin njofton se nesër parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

5.05 – Kryesisht me diell. Pasdite vransirat do të shtohen, e në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.