21:55 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ten Hag pas humbjes nga Brentfordi, Ekipi duhet të marrë përgjegjësinë

Manchester United ka pësuar humbje edhe në javën e dytë të Premier Ligës.

Djajtë e Kuq janë mposhtur me rezultat 4-0 nga skuadra e Brentfordit, shkruan IndeksOnline.

Pas humbjes ka folur edhe trajneri i Manchesterit, Erik Ten Hag.

Ai ka thënë se Ekipi duhet të marrë përgjegjësinë për humbjen.

“Ekipi duhet të marrë përgjegjësinë. Më vjen keq për tifozët”.

U kërkova të luanin me besim dhe të merrnin përgjegjësi, kjo është ajo që ata nuk bënë”, tha Ten Hag për mikrofonat e Sky.

Holandezi ka kërkuar edhe përforcime në ditet e mbetura të merkatos.

“Ne kemi nevojë për lojtarë të rinj dhe lojtarë cilësorë. Ne do të përpiqemi t’i bindim ata të bashkohen me ne”, ka shtuar Ten Hag./IndeksOnline/