00:23 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tenderi “Pikat ushqyese për qenët endacak”, ja sa para i kushtoi komunës së Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka finalizuar kontratën e radhës për këtë fundvit.

Këtë herë, komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti ka dhënë tenderin për Pilotimin e projektit “Pikat ushqyese për qenët endacak”, shkruan Indeksonline.

Fillimisht, vlera e kontratës ka qenë e parashikuar për 12.500,00 euro.

Ndërkohë që tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik AL – TEC ” SH.P.K.    për shumen prej 12.462,50.

Në kontraten e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 12.462,50./Indeksonline/