11:24 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / B O

Tenisi i jep goditje të madhe sportit rus, dëmtohet rëndë numri dy i botës

Të gjithë lojtarët rusë do të përjashtohen nga Wimbledon. Kjo do të thotë se tenisti numër dy në botë nuk do të mund të garojë në turneun më prestixhioz të tenisit në botë.

Arsyeja për këtë është lufta në Ukrainë. Vendimi do të vlejë edhe për tenistët bellorusë. Ky vendim do të dëmtojë edhe të 10-tin e botës, Andrei Rublev.

Nga rënditja e femrave, jashtë garës do të mbesin katër teniste që janë në top 20-shen e botës.

Wimbledon është turneu i parë i madh i tenisit që përjashton atletët rusë dhe bjellorusë./Indeksonline/