11:17 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / B O

Tenistja e famshme shfaqet në Wimbledon me bizhuteri prej 30 mijë paund

Emma Raducanu kishte vendosur bizhuteri me vlerë rreth 30 mijë paund, teksa doli në fushën e tenisit për ndeshjen e saj hapëse në Wimbledon.

Ylli 19-vjeçar përfaqësoi më së miri markën “Tiffany”, për të cilën është ambasadore që nga shtatori i vitit të kaluar. Ajo kishte zgjedhur një palë vëthë e perla të vendosur në platin dhe të veshur me diamante, e që besohet se kushtojnë 7.575 paund.

Raducanu nga Orpington, Bromley, i kishte kombinuar vathët me një gjerdan të ngjashëm dhe që kanë vlerën e 3875 paund. Ndërsa në kyçin e dorës mbante një byzylyk klasik prej ari të bardhë, të beshur me diamante të rrumbullakëta me çmimin marramendës prej 18.900 paund.

Ndërkohë kujtomë se vitin e kaluar, ylli i tenisit u shpall fituese në US Open pasi mposhti kanadezen, Leylah Fernandez. Atëherë ishte vetëm 18 vjeçe dhe u bë vajza e parë britanike që fitoi një “Grand Slam” që kur Virgina Wade fitoi Wimbleton në vitin 1977.