16:23 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Tenistja që lëshon “ulërima”, shikojeni si i përgjigjet publiku (Video)

Përballja në Australian Open e zhvilluar ndërmjet Aryna Sabalenkas dhe Ashleih Barty u përcoll me disa nërprerje. Ishte publiku në sallë ata që me gjestet e tyre e dekoncentruan tenisten belloruse, Sabalenka.

E njohur për klithmat e saj në fushë, publiku e provokoi atë duke e imituar më zërat e saj.

Pas kësaj ajo u dekoncentrua duke ndërprerë servat për disa momente. Gjyqtarja kërkoi që kjo gjë mos të përsëritet, por publiku vazhdoi edhe me më shumë britma./Indeksonline/