14:01 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Tension mes Jennifer dhe Ben, çifti filmohen në moment të pakëndshëm, alkooli arsyeja

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i filmuan në një moment siç duket aspak të këndshëm.

Një video ku çifti dukeshin që kishin një tension u bë viral dhe njerëzit po mundohen ta dëshifrojnë se për çfarë po flasin.

Pamja tregon një Affleck dukshëm të mërzitur duke folur me Lopez ndërsa ajo pi një gllënjkë nga pija e saj dhe bën kontakt të zgjatur me sy me të.

“Nuk kam pirë asgjë, në rregull?”, është fjalia që supozohet se thuhet nga Ben në video.

Affleck ka qenë i hapur në të kaluarën për problemet e tij dhe trajtimin për varësinë ndaj alkoolit. Aktori u trajtua për herë të parë në vitin 2001. Sipas Newsweek, periudha e tij e fundit në rehabilitim ishte në gusht 2018, pas një ndërhyrjeje të organizuar nga ish-gruaja Jennifer Garner.